Arrestohet administratori i Fc Prishtina

Arrestohet administratori i Fc Prishtina

Klubi i Prishtinës ka njoftuar se pas incidentit në Gjilan, është arrestuar administratori i klubit Bajram Sherifi, i cili është delegat në FFK nga radhët e FC Prishtina.

Arrestimi është bërë pas fjalosjes dhe incidentit të tij me drejtorin e ekipit nga Gjilani, Valon Murseli. Klubi Prishtinës pyet se si u arrestua vetëm përfaqësuesi i tyre e jo ai i ekipit kundërshtar, raporton Insajderi

“Arrestohet administratori i FC Prishtina, delegat pran FFK-se, Bajram Sherifi, pas duelit verbal me drejtorin e FC Drita, Valon Murseli ndaj te cilit nuk u mor asnjë mase” ka shkruar klubi i Prishtinës në reagimin e tyre

Njoftime të një pas njëshme janë duke u lëshuar nga klubi i kryeqytetit, të cilët po e paralajmërojnë bojkotimin e garave të superligës, por nuk dihet nëse këto deklarata të tyre janë të ndikuara nga momentet, apo ka diçka më serioze brenda tyre./Insajderi.com