Arrestohet burri që e rrahu gruan në Suharekë – gruaja pas dhunës kishte pirë helm

Arrestohet burri që e rrahu gruan në Suharekë – gruaja pas dhunës kishte pirë helm

Është arrestuar në Suharekë burri që para pak ditësh kishte rrahur gruan e tij.

Gruaja nga depresioni kishe pirë një sasi helmi, që policia thotë të ketë qenë Etiol.

“Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Prizrenit”, thuhet në raportin e Policisë.

Me urdhrin e Prokurorit, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshuar, ndërsa i njëjti është dërguar në mbajtje.