goditi me makinë dhe vrau babanë e Nicki Minaj dhe iku nga " />

Arrestohet burri që përplasi për vdekje babain e Nicki Minaj

Arrestohet burri që përplasi për vdekje babain e Nicki Minaj

Njeriu që dyshohet se goditi me makinë dhe vrau babanë e Nicki Minaj dhe iku nga skena u arrestua të mërkurën, sipas Policisë së Qarkut Nassau, njofton CNN, transmeton Insajderi.

Nën detektivi i Skuadrës së Vrasjeve të Policisë Nassau, Lt. Stephen Fitzpatrick njoftoi se Charles Polevich, 70 vjeçar, ishte dorëzuar vetë të mërkurën dhe u akuzua për largimin nga vendi i një aksidenti me një fatalitet dhe manipulimin e provave.

Polevich është deklaruar i pafajshëm për akuzat dhe u la i lirë me një garanci prej 250,000 dollarësh, sipas avokatit të tij, Michael Scotto. /Insajderi.com