Arrestohet Dardan Krivaqa

Arrestohet Dardan Krivaqa

Dardan Krivaqa, i dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares M.O., nga Ferizaj, është arrestuar në një fshat të kësaj komune, njofton Insajderi.com.

Kështu ka bërë të ditur majori i Policisë në Ferizaj, Mehmet Alihajdini.

Ai ka thënë se i dyshuari është arrestuar para pak minutave dhe Policia do të dalë me komunikatë për media me më shumë detaje. /Insajderi.com