Arrestohet edhe një person për vrasjen në Podujevë më 2016

Arrestohet edhe një person për vrasjen në Podujevë më 2016

Për rastin e vrasjes në Podujevë në vitin 2016 është arrestuar edhe një i dyshuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fahri Bunjaku, ishte personi që kishte mbetur i vrarë në rr. e Xhamisë, ngjarje kjo që tronditi Podujevën në shkurt të vitit 2016.

Lidhur me vrasjen që ndodhi në orët e mbrëmjes të 7 shkurtit të vitit të kaluar në Rrugën e Xhamisë në Podujevë po akuzohen Esat, Sadat e Fejard Llugaliu.

Duke u përgjigjur në pyetjet e prokurores Besa Limani, Mensur Bunjaku, vëllai i të vrarit, tregoi se zanafilla e problemit ishte shitblerja e disa kafshëve në territorin e Serbisë, e kjo ngjarje kishte ndodhur 1 ose 2 vjet para se Fahri Bunjaku të vritej.