Arrestohet Ekrem Lika, i arratisuri për rastin me fajde – ku përmenden edhe Kadri Veseli me Xhavit Halitin

Arrestohet Ekrem Lika, i arratisuri për rastin me fajde – ku përmenden edhe Kadri Veseli me Xhavit Halitin

Sot është arrestuar Ekrem LIka, i arratisuri për rastin e njohur me fajde.

Kështu ka mësuar KOHA përmes burimeve të saj.

Vitin e kaluar ishte publikuar video ekskluzive e të të dyshuarve Rrahim Hashimi, Kadri Rexhepi e Ekrem Lika, ky i fundit që gjendej në arrati e sot u arrestua, ku nga bisedat në video mes tyre përmenden edhe Xhavit Haliti e Kadri Veseli.

Një këtë video, shpërfaq dyshimet për përfshirjen e disa personave në veprat penale fajde, detyrim dhe mashtrim.Videoja është realizuar më 2012, e në një pjesë të saj përmendet edhe emri i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Lika, është personi me kapelë që shihet në video bashkë me Rrahim Hashimin.

 
Videon mund ta shihni në shkrimin më poshtë:

Videoja ku mashtruesit Kadri Rexhepi e Rrahim Hashimi e përfshijnë Xhavit Halitin në fajde

Kush është Rrahim Hashimi – biznesmeni me tri aktakuza i arrestuar sot së bashku me Currin