Arrestohet hajni në Mitrovicë

Arrestohet hajni në Mitrovicë

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë të martën një person në Mitrovicën e Jugut, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Vjedhje”, ku cak i saj ishin dy bateri të një kamioni, njofton Insajderi.

I arrestuari është N.Q., 20-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

Rastin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Si rezultat i identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarit është arritur të zbulohet lokacioni i baterive, me ç’rast në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar dy bateritë e vjedhura, të cilat pas ekzaminimit të nevojshëm i janë kthyer pronarit”, tha Zahiti.

Më tej, ai njoftoi se pas procedurave intervistuese, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Insajderi.com