Arrestohet i dyshuari në Podujevë pasi tentoi t’i sulmojë më thikë familjarët e tij

Arrestohet i dyshuari në Podujevë pasi tentoi t’i sulmojë më thikë familjarët e tij

Në person është arrestuar nga Policia e Kosovës të dielën nën dyshimin për ushtrimin e dhunës në familje, njofton Insajderi.

Policia bën të ditur se i njëjti kishte tentuar t’i sulmojë me thikë familjarët e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:15.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka tentuar ti sulmon me thike familjaret e tij. Thika e cila dyshohet të jetë përdorur ne rast është konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor./Insajderi.com