Arrestohet i dyshuari nga Podujeva, kishte ngacmuar seksualisht të miturën

Arrestohet i dyshuari nga Podujeva, kishte ngacmuar seksualisht të miturën

Ditën e djeshme është arrestuar një person për veprën “sulm seksual” në Podujevë, transmeton Insajderi.

Sipas njoftimit policor, rasti ka ndodhur në fshatin Letanc ku më datën 19 nëntor të këtij viti, personi i dyshuar ka ngacmuar seksualisht të miturën.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Insajderi.com/