Arrestohet i dyshuari për grabitje në një pompë karburanti në Kamenicë

Arrestohet i dyshuari për grabitje në një pompë karburanti në Kamenicë

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person me inicialet L.L., i lindur në vitin 2000, pasi dyshohet se ka grabitur një pompë të derivateve në Kamenicë, përcjell Insajderi.

Sipas njoftimit, grabitje kishte ndodhur më 22 qershor 2021, rreth orës 5:40, me ç’rast njëri nga punëtoret e pompës ka lajmëruar policinë se është grabitur nga dy persona të maskuar, njëri nga ta i armatosur me pushkë automatike.

“Sipas ankuesit, atij nën kërcënimin e armës i kanë grabitur para nga arka, ku ai punon. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Janë gjetur prova të qëndrueshme se ai së bashku me D. K. (1996) kanë kryer veprën penale ‘Grabitje’”, thuhet në kumtesë.

Tutje, policia bën të ditur se si provë materiale janë gjetur dhe sekuestuar arma automatike AK-47, e cila dyshohet se është përdorur në rastin e “Grabitjes”, dy duksa dhe një palë pantollona farmerka.

“Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari L. L. është ndalur për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër D. K. gjendet në arrati dhe është në kërkim të policisë”.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.Top of Form/Insajderi.com