Arrestohet i dyshuari për ndërmjetësim të vrasjes së gazetares në Maltë

Një burrë është arrestuar për ndërmjetësim të vrasjes së gazetares më të njohur e cila merrej me hulumtimin e korrupsionit Daphne Caruana Galizia, kanë publikuar të martën burimet e policisë dhe kjo mund të paraqesë një hap të madh në hetime.

Arrestohet i dyshuari për ndërmjetësim të vrasjes së gazetares në Maltë

Besohet se ndërmjetësuesi e ka lidhur personin e dyshuar i cili e ka porositur vrasjen e saj me persona të akuzuar për vrasje, si dhe me ata të cilët kanë siguruar mjetin shpërthyes të përdorur për vrasje.

Gazeta “Times of Malta” të martën ka transmetuar se qeveria po e shqyrton mundësinë e amnistimit nëse ndërmjetësuesi i sjellë hetuesit deri te organizatori i vrasjes.

Burimi policor me informata të sigurta për këtë, ka thënë se personi është arrestuar të enjten në kuadër të hetimit të veçantë.

“Times of Malta” transmeton se ekspertët e Europolit, organizatës policore evropiane, kanë marrë pjesë në mbledhjen e provave të cilat kanë qenë në posedim të ndërmjetësuesit.

Caruana Galizia, e cila shkruante një kolumne për korrupsionin, është vrarë me një veturë-bombë në momentin kur doli nga banesa e saj në afërsi të kryeqytetit Valta në tetor 2017./Insajderi.com.