Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 11-vjeçarit në Fushë Kosovë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 11-vjeçarit në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës kanë arrestuar një person të komunitetit ashkali si i dyshuar për vrasjen e rëndë të 11 vjeçarit në Fushë Kosovë.

20 vjeçari me inicialet S.O., me urdhër të prokurorit kompetent është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

“Rasti i raportuar me datën 11.07.2019 fillimisht është cilësuar si “vdekje e dyshimtë” ndërsa pas veprimeve hetimore dhe operacionale dhe me urdhër të prokurorit të shtetit ky rast është rikualifikuar si vepër penale “vrasje e rëndë””, sqaron Policia në komunikatë.

11-vjeçari u gjet i vdekur me shenja dhune në trup të enjten e kaluar, më 11 korrik./Insajderi.com