Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Istog

Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Istog

Arrestohet në Istog i dyshuari për vrasjen që ka ndodhur në shtator.

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person në Istog si të dyshuar për një vrasje që ka ndodhur në shtator.

Bastisja është bërë në pronat e personit të dyshuar,  pasi që  hetimet kanë çuar tek dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari ka kryer veprën penale të ‘Vrasjes së rëndë’ e cila ka ndodhur në  shtator  viktimë e së cilit rast është A.D. (1989). Policia e Kosovës, hetuesit rajonalë, në bashkëpunim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme operativo-hetimore për të sqaruar të gjitha rrethanat për kryerjen e veprës penale ‘vrasje e rëndë ’.

I dyshuari në bazë të aktvendimit të lëshuar nga prokurori i shtetit është dërguar në mbajtje.