Arrestohet këngëtari i njohur

Arrestohet këngëtari i njohur

Aleksandër Gjoka ka hasur në telashe me Policinë e Shqipërisë.

Këngëtari i njohur shqiptar, është arrestuar nga zyrtarë policorë, pasi po voziste makinën në gjendje të dehur dhe si pasojë ka shkaktuar një aksident rrugor, në orët e para të mëngjesit në zonën e Farkës.

Gjoka është shtruar në Spitalin e Traumës, për shkak të plagëve të marra, bënë të ditur “Balkan web”.

Artisti është arrestuar edhe më parë, më 23 dhjetor  2019, duke drejtuar në të njëjtën formë veturën në zonën e Parlamentit.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: R. P., A. Sh., B. M., E. Z., dhe A. Gj., pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur”, – thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com