Arrestohet kosovari dhe shtetasja zvicerane, dyshohen për vrasje në tentativë në Gjakovë

Arrestohet kosovari dhe shtetasja zvicerane, dyshohen për vrasje në tentativë në Gjakovë

Një kosovar dhe bashkëshortja e tij, shtetase zvicerane, janë arrestuar të premten nga Policia e Kosovës nën dyshimin për vrasje në Tentativë, njofton Insajderi.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 11 korrik në Gjakovë.

“Lidhur me rastin, më 16.07.2021 janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull Kosovar dhe bashkëshortja e tij femër shtetase Zviceranë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse është gjetur dhe konfiskuar arma – pistoletë Bereta me një karikator me gjashte fishek”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Insajderi.com