
Një person nga Deçani, 32 vjeçar i cili ishte njëri nga personat më të kërkuar në Austri është arrestuar në Kosovë.
Kosovari po kërkohej për 8 vite me radhë për shkak se në vitin 2006 kishte kryer një vjedhje në Wilhelmsburg dhe me që rast i kishte lënduar rënd një policë të Austrisë,
Siç raporton agjencia e lajmeve APA personi nga Deçani ishte një nga dy personat më të kërkuar në Austri nga Zyra Federale e Policisë.
Në vitin 2006 personi nga Kosova kishte goditur me thikë një policë në tentativë për vjedhje, ndërsa u arrestua vetëm të martën në shtëpinë e tij të banimit.
32 vjeçari nuk do të mund të ekstradohet në Austri, pasi nuk ka marrëveshje ekstradimi midis Kosovës dhe Austrisë./Insajderi.com