Arrestohet llapjani pasi ngacmoi seksualisht një femër përmes rrjeteve sociale

Arrestohet llapjani pasi ngacmoi seksualisht një femër përmes rrjeteve sociale

Policia e Kosovës ka raportuar se një person nga Komuna e Podujevës është dërguar në mbajtje pasi ka ngacmuar një femër.

Ngacmimi seksual ka ndodhur përmes telefonit dhe rrjeteve sociale.

Policia në një raport shtesë mbi këtë rast thotë se me urdhër të prokurorit personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Rasti në fjalë po vazhdon të hetohet. /Insajderi.com/