Arrestohet me 12 mijë euro të falsifikuara

Arrestohet me 12 mijë euro të falsifikuara

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se në një lokal të lojërave të fatit në një aparat kishte futur në qarkullim një kartëmonedhë në vlerë 500 euro, e cila dyshohet të jete e falsifikuar.

Gjatë kontrollit te i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar 24 kartëmonedha në vlerë nga 500 euro gjithsejtë 12.000 euro, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, është dërguar në mbajtje./KosovaPress/