Arrestohet mësimdhënësi në Gjilan, sulmoi fizikisht nxënësin

Arrestohet mësimdhënësi në Gjilan, sulmoi fizikisht nxënësin

Një mësimdhënës është arrestuar të martën në Gjilan pasi ka sulmuar një nxënës, njofton Insajderi.

Policia bën të ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti në polici është hapur si “Lëndim i lehtë trupor”.

“Rr. Prishtinës, Gjilan 30.03.202113:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-mësimdhënës,   pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar -nxënës. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit e vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Insajderi.com