Arrestohet një 33 vjeçar pasi shkroi “UÇK-Kosovo”

Arrestohet një 33 vjeçar pasi shkroi “UÇK-Kosovo”

Është arrestuar një i dyshuar në Pejë, pasi ka shkruar “UÇK-Kosovo”, në fshatin Gorozhdec të Pejës, njofton Insajderi.

Policia e Kosovës ka njoftuar se , njësiti i hetuesisë në Pejë ka arritur të identifikojë dhe të shoqëronte në polici personin L.M i vitit 1988.

Personi është intervistuar dhe lënda e tij do të procedohet në Gjykatën Themelore, përkatësisht në Divizionin për Kundërvajtje.

Një raport i veçantë do t’i dërgohet Prokurorisë Themelore në Pejë, ka njoftuar Policia. /Insajderi.com