Arrestohet një grua për vrasjen e gazetares në Irlandën Veriore

Arrestohet një grua për vrasjen e gazetares në Irlandën Veriore

Policia e Irlandës së Veriut njoftoi sot se ka arrestuar një grua 57- vjeçare në bazë të aktit antiterrorist në lidhje me vrasjen e gazetares Lyra McKee.

Arrestimi i gruas vjen pas një deklarate nga organizata IRA e re, në të cilën ajo pranoi se një nga “vullnetarët” e saj vrau gazetaren McKee, e cila u godit nga një armë zjarri gjatë raportimit të trazirave në Londondery, transmeton AP.

Autoritetet besojnë se një person qëlloi me armë zjarri gjatë trazirave kaotike që shpërthyen natën e së enjtes, por që kishte mbështetjen e organizatës së tij.

McKee u vra javën e kaluar derisa persona të panjohur qëlluan dhe hodhën kokteje molotovi mbi oficerët e policisë gjatë kontrollit rutinë në rrethin Kregan në Londonderi.