Arrestohet një person i dyshuar për grabitje

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje

Nga hetuesit policor të stacionit të Podujevës, sot është arrestuar një  person,  për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes.

Rasti ka ndodhur me datën 20.10.2018 në fshatin Shtedim, saktësisht në një market, ku viktimës (femër),  nën kërcënimin e armës së ftohtë (thikë),  i janë grabitur një sasi e parave.

Puna e hetuesve policor të stacionit të Podujevës, e cila është finalizuar sot, ka rezultuar me  identifikimin dhe arrestimin e personit  të dyshuar:

E.Ll, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Ndaj tij,  prokurori i shtetit  ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale.