Policia ka raportuar se ka arrestuar një person lidhur me vrasjen që ka ndodhur javën e kaluar në fshatin Sharban të Prishtinës.
Në raportin 24-orësh policia ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person i dyshuar.
Në shtëpinë e të dyshuarit policia ka konfiskuar një AK/47 me 22 fishekë. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Javën e kaluar ka ndodhur një vrasje në fshatin Sharban, ku dy persona kanë mbetur të plagosura ndërsa një ka vdekur. Arsyeja e vrasjes ka ndodhur për shkak të një mexhe të malit të të dyshuarve. /Insajderi.com