Arrestohet një person në Deçan – mbante hapur lokal bixhozi

Arrestohet një person në Deçan – mbante hapur lokal bixhozi

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në fshatin Isniq të Deçanit pasi që është zënë duke mbajtur hapur lokal bixhozi në mënyrë ilegale, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë kontrollit të dyshuarit i është gjetur aparate të lojërvae të fatit dhe mjete për lojëra bixhozi.

I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar. /Insajderi.com