Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet për vjedhjen e mbi 1 mijë pajisjeve

Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet për vjedhjen e mbi 1 mijë pajisjeve

Është arrestuar një person në Gjilan pasi ka kryer tri vjedhje në kompaninë e ujësjellësit “Hidromorova”.

Lajmin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Dyshohet se personi me iniciale Sh.G ka vjedhur 27 copë bateri-akumulator në të kamionëve dhe 205 copë orë matëse të ujit si dhe 1400 copë mbështjellës-pjesë përcjellëse të orëve matëse

“Dyshohet se ai ka arritur të vjedhë njëzet e shtatë (27) copë bateri-akumulator të kamionëve, dyqind e pesë (205) copë orë të ujit si dhe njëmijë e katërqind (1400 ) copë (mbështjellës-pjesë përcjellëse të orëve matëse). I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe janë gjetë prova të qëndrueshme që lidhen me veprat penale “Të rasteve të vjedhjeve”. Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë. Rasti procedohet në PTh”, tha nga Policia Ismet Hashani.

Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalet në mbajtje për 48 orë. /Insajderi.com