U dërgonte foto nudo familjarëve të ish-gruas – Arrestohet mitrovicasi

U dërgonte foto nudo familjarëve të ish-gruas – Arrestohet mitrovicasi

Policia e Kosovës ka arrestuar në Mitrovicë një person, shqiptar por me shtetësi norvegjeze, i cili familjarëve të një femre u ka dërguar nëpërmjet telefonit fotografi me përmbajtje erotike.

Sipas policisë viktima të dyshuarin e kishte pasur ish bashkëshort me të cilin ka qenë në lidhje por ishin ndarë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes.