Arrestohet një person në Obiliq, sulmoi një të mitur

Arrestohet një person në Obiliq, sulmoi një të mitur

Është arrestuar të premten një person i  dyshuar për sulm ndaj një femre të mitur, përcjell Insajderi.

Ngjarja ka nddodhur në fshatin Babimoc të Obiliqit, rreth orës 12:15.

Sulmuesi kishte qenë nën ndikimin e alkoolit. Ai i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore viktimës.

Viktima në këtë rast është dërguar në Qendrën Mjekësore Familjare në Obiliq për trajtim mjekësor.

Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e Policisë. /Insajderi.com