Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së enjte është arrestuar një person në Pejë, pasi që ka bërë thirrje për rezistencë, ku edhe ka kërkuar që Par" />

Arrestohet një person në Pejë: Bëri thirrje për djegien e Parlamentit dhe rezistencë

Arrestohet një person në Pejë: Bëri thirrje për djegien e Parlamentit dhe rezistencë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së enjte është arrestuar një person në Pejë, pasi që ka bërë thirrje për rezistencë, ku edhe ka kërkuar që Parlamenti i Kosovës të digjet.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar , pas  që i njëjti në rrjetin social Facebook, ka postuar një fotogari dhe postuar shkrimi “Parlamenti duhet të digjet. Njerëzit me shumë se për një ndërtesë kanë nevojë për shpresë”.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregull.