Një person në Pejë është arrestuar pasi kishte sulmuar shtëpinë e një vajze e më pas e kishte kërcënuar atë përmes rrjeteve sociale.
Rasti ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën Qamil Morina në Pejë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi fillimisht me një shishe prej qelqi ka dëmtuar dritaren e shtëpisë së viktimës e më pas përmes rrjeteve sociale ka kanosur viktimën femër K/Shqiptare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhen në njoftimin e Policisë.