Arrestohet një person në Prishtinë, i gjendet armë pa leje

Arrestohet një person në Prishtinë, i gjendet armë pa leje

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtit i është gjetur një pistoletë.

Sipas policisë, i dyshuari në mënyrë ilegale ka mbajtur armë në shtëpi. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Në konsultim me prokurorin iniciohet lënda e rastit e cila lëndë procedohet në procedurë të rregullt.