Arrestohet një person në Prishtinë – kishte kanosur në Facebook disa simpatizues të një partie

Arrestohet një person në Prishtinë – kishte kanosur në Facebook disa simpatizues të një partie

Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, pasi që kishte kanosur përmes rrjetit social, Facebook disa simpatizues të një partie politike.

Sipas njoftimit të policisë personi është dërguar në mbajtje pas intervistimit nga ana e prokurorit.

“Me 15.06.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar , pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale Facebook, ka bërë kanosje ndaj simpatizueseve të një partie politike. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com