Arrestohet një person në Prizren, keqpërdori seksualisht të miturën me aftësi të kufizuara

Arrestohet një person në Prizren, keqpërdori seksualisht të miturën me aftësi të kufizuara

Policia në Prizren ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka keqpërdorur seksualisht një të mitur me aftësi të kufizuara.

Në shtëpinë e të dyshuarit gjithashtu janë gjetur dy revole.

“Njësitë policore pas hetimeve të zhvilluar kanë arritur ta identifikojnë dhe ta arrestojnë të dyshuarin mashkull K-Shqiptar i cili dyshohej se keqpërdorte seksualisht viktimën e mitur femër K-Shqiptare me aftësi të kufizuara. Është kryer bastisja në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dy armë të zjarrit të cilat janë konfiskuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.