Arrestohet një person për gjuajtje me armë në aheng familjar

Arrestohet një person për gjuajtje me armë në aheng familjar

Policia e Kosovës, në rajonin e Pejës ka arrestuar një të dyshuar mashkull pasi kishte shtënë me armë zjarri në ajër gjatë një ahengu familjar.

Nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur katër gëzhoja.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.