Arrestohet një person për tentim vrasje në Prishtinë

Arrestohet një person për tentim vrasje në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person për shkak të dyshimit për tentim vrasje.

Mbrëmë rreth ores 23 kishte pasur të shtëna me armë në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prishtinë, me ç`rast kishte mbetur i plagosur, L. Sh, 28 vjeçar i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Policia njoston se pas një varg veprimesh hetimore, kanë bërë identifikimin dhe arrestimin e një personi të dyshuar, H. S, 27 vjeçar. Ndëresa kanë konfiskuar për ekzaminim të mëtejmë edhe një pistoletë Ekol special 99 (cal. 9mm) si dhe  një karikator me tre fishekë.

Personi i dyshuar është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit të shtetit për përfundimin e procedurave të nevojshme policore. /Insajderi.com