Arrestohet pasi ka shtënë me armë – sulmoi edhe policinë

Arrestohet pasi ka shtënë me armë – sulmoi edhe policinë

Në Kobajë të Prizrenit është arrestuar një i dyshuar pasi kishte shtënë me armë dhe kishte sulmuar policinë, njofton Klan Kosova.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti kishte shtënë me armë, gjithashtu kishte sulmuar zyrtarët policor derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare”.

“ Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë automatike, dy karikatorë me 38 (tridhjetë e tetë) fishekë dhe 13 gëzhoja”.

“ Zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”.