Arrestohet pasi që nuk bënte pagesën e veturave të blera

Arrestohet pasi që nuk bënte pagesën e veturave të blera

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nga Mitrovica, G.D 20 vjeçar, nën dyshimin se ka mashtruar disa persona të tjerë në lidhje me shitblerje të automjeteve.

“Sipas hetimeve të deritanishme i dyshuari, përmes premtimeve për blerje të veturave viktimave ua kishte marrë veturat sipas marrëveshjeve gojore paraprake, mirëpo i dyshuari më pas nuk iu ishte përgjigjur viktimave për pagesën e të hollave”, njofton Policia e Kosovës.

Para se të arrestohej, i dyshuari ka qenë nën vëzhgimin e policisë dhe ai dyshohet se ka mashtruar në së paku dy raste.

Ndaj tij është iniciuar lënda penale mashtrim dhe kanosje, ndërsa i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh./Inasjderi