Një person është arrestuar në Pejë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vajzën e tij, teksa edhe fëmijët e tjerë i ka mbajtur të izoluar duke mos u ofruar as ushqim.
Fillimisht personi në fjalë është dërguar për kontroll mjekësore në repartin e psikiatrisë, njofton policia.
Sipas raportit, i arrestuari i “kishte mbyllë brenda në shtëpi duke mos u kujdesur as për ushqimin e tyre”.
“I dyshuari fillimisht është dërguar për kontroll mjekësore në repartin e psikiatrisë, pastaj me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Insajderi.com