Arrestohet për dhunim seksual mjeku i QKMF-së në Lipjan

Arrestohet për dhunim seksual mjeku i QKMF-së në Lipjan

Është arrestuar mjeku i stomatologjisë në QKMF-të Lipjanit Basri Bytyqi.

Ai dyshohet ka dhunuar seksualisht një paciente rreth 24 vjeçare nga Drenasi në njërin nga Motelet në Lipjan. Bytyqit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërkohë institucionet e Lipjanit gjatë së martës vazhdimisht kanë tentuar ta fshehin këtë ngjarje duke mos dhënë deklarata për media, raporton “Koha Ditore”.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës ka thënë se me datën 16 nëntor është raportuar për një rast dhunimi në Lipjan, ndërkohë është arrestuar një person.

“Me 16 nëntor rreth orës 20:00 në Stacionin e Policisë në Lipjan është raportuar për një rast dhunimi, andaj me këtë rast është arrestuar një person. Me rastin është marrë stacioni i Policisë në Lipjan”, ka thënë shkurt Ahmeti për “Kohën Ditore”.