Arrestohet për fajde një person në Deçan

Arrestohet për fajde një person në Deçan

Policia ka arrestuar në Komunën e Deçanit një person pasi kishte kryer veprën “dhënie të parave me fajde”, njofton Insajderi.

I dyshuari që është arrestuar është shoqëruar në polici dhe vazhdon të jetë në mbajtje deri në një vendim tjetër.

Në raportin e policisë thuhet që “është i dyshuari është arrestuar pasi i kishte dhënë para me fajde viktimës mashkull, dhe i njëjti është dërguar në mbajtje më urdhër të prokurorit”./Insajderi.com