Arrestohet për keqpërdorim seksual të të miturës

Arrestohet për keqpërdorim seksual të të miturës

Në Prizren raportohet se më 20 gusht ka ndodhur një rast i keqpërdorimit seksual të një të miture, kurse autori i kësaj vepre është arrestuar gjatë ditës së djeshme.

Lidhur me rastin me 23.08.2017 është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë pasi që dyshohet se i njëjti ka keqpërdor seksualisht viktimën e mitur femër rome”, njofton policia. Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.