Arrestohet personi në Drenas pasi sulmoi vëllanë

Një person është arrestuar në Drenas për shkak se në prani të zyrtarëve policor ka tentuar ta sulmojë vëllanë e tij.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje pronësore.

Sulmi ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit ku personi i arrestuar ka tentuar ta sulmoj vëllanë me një mjet të fortë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Insajderi.com