Arrestohet personi që dyshohet se ka kërcënuar Shpend Ahmetin

Arrestohet personi që dyshohet se ka kërcënuar Shpend Ahmetin

Është arrestuar personi që dyshohet se ka kërcënuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin.

Rastin e ka konfirmuar Policia, shkruan Insajderi.

“Personi i dyshuar për rastin e kanosjes qe ka ndodhur dje, pasi që ka pranuar thirrjen zyrtare nga ana e policisë, sot është paraqitur në polici dhe ndaj tij kanë përfunduar procedurat policore. Personi i dyshuar Sh.N. me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka theksuar Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës.

Gazeta Insajderi ka raportuar dje se Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe asistenti i tij, Nezir Ismaili, dyshohet se janë kanosur sot në objektin e Komunës.

Më shumë rreth rastit: 

Kërcënohet në zyrën e tij Shpend Ahmeti

Ky është personi që e kërcënoi Shpend Ahmetin