Arrestohet personi që kërcënoi me jetë nënën dhe vëllain e tij

Arrestohet personi që kërcënoi me jetë nënën dhe vëllain e tij

Një person është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë në familje, përcjell Insajderi.

Policia bën të ditur se i njëjti ka kërcënuar me jetë nënën dhe vëllain e tij.

Po ashtu i dyshuari ishte i armatosur dhe kishe drejtuar armën nga zyrtarët policorë.

“Prishtinë, 18.03.2021 – 20:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, ka kanosur me jetë nënën dhe vëllain e tij viktimat kosovarë. I dyshuari ishte i armatosur dhe kishte drejtuar armën nga zyrtarët policor. Për arsye të sigurisë, janë evakuuar banorët e ndërtesës. Zyrtarët policor kanë arrit të arrestojnë të dyshuarin. Gjatë kontrollimit të banesës së të dyshuarit, janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tre fishek, një thikë, një shufër, një fishek, një jelek ushtarak, një maskë dhe një foto-aparat”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Insajderi.com