Arrestohet një person në Lipjan – ja çka i bëri zyrtarit policor

Arrestohet një person në Lipjan – ja çka i bëri zyrtarit policor

Një person i komunitetit është arrestuar dje në Lipjan, shkruan Insajderi.

I njëjti në gjendje të dehur ka refuzuar t’iu bindet urdhrave të zyrtareve policor, madje ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre. Rasti ka ndodhur në rrugën “Xhevdet Breznica”.
Zyrtari policor ka pranuar tremtman mjekësor.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti është duke u hetuar./Insajderi.com