Arrestohet shefi ekzekutiv i kompanisë së veturave “Nissan”

Arrestohet shefi ekzekutiv i kompanisë së veturave “Nissan”

Shefi ekzekutiv i prodhuesit të makinave Nissan, Carlos Ghosn, u arrestua të hënën për mashtrime financiare.

Ghosn, një figurë e lartë në industrinë e makinave, do të shkarkohet nga firma japoneze pas një takimi të bordit të enjten, tha shefi ekzekutiv i saj.

Ai u akuzua për fshehje të të ardhurave dhe për përdorimin personal të aseteve të kompanisë.

Nissan tha se tash për tash nuk mund të japë më shumë detaje rreth shkeljeve. Prokurorët japonezë nuk e komentuan ende arrestimin e Ghosnit.

Nissan është prodhuesi i gjashtë më i madh i makinave në botë.