Arrestohet shtetasi i Shqipërisë duke kaluar ilegalisht kufirin me një vajzë të mitur

Arrestohet shtetasi i Shqipërisë duke kaluar ilegalisht kufirin me një vajzë të mitur

Një person nga Shqipëria është arrestuar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare të Vërmicës pasi kishte kaluar ilegalisht kufirin për në Kosovë.

“I dyshuari kishte qenë me një person të gjinisë femërore e mitur, po ashtu shtetase e Shqipërisë e cila pas procedurave policore është depërtuar te autoritetet e Shqipërisë, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.