rreth orës 20:45, në lagjen “ Bllok 82 në qytetin e Maqedonisë së Veriut Tetovë, efektivët e policisë të këtij" />

Arrestohet shtetasja e Kosovës, kishte hyrë ilegalisht në Maqedoninë e Veriut

Arrestohet shtetasja e Kosovës, kishte hyrë ilegalisht në Maqedoninë e Veriut

Të martën mbrëma rreth orës 20:45, në lagjen “ Bllok 82 në qytetin e Maqedonisë së Veriut Tetovë, efektivët e policisë të këtij qyteti  e kanë arrestuar shtetasen  e Kosovës me iniciale  Xh.M. (44).

Ajo kishte hyrë ilegalisht në vendin fqinj, ku po qëndronte e padeklaruar, njofton Insajderi.

E njëjta është mbajtur në Stacioni Policor në Tetovë, prej ku edhe është dorëzuar në Departamentin për Krime Ndërkufitare, Migrim, të Huaj dhe Ripranim për procedura të mëtejshme. /Insajderi.com