Arrestohet Xhabir Zharku

Arrestohet Xhabir Zharku

Ish-kryetari  i Kaçanikut, Xhabir Zharku është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Zharku është arrestuar gjatë ditës së sotme lidhur me akuzat e vjetra që rëndonin ndaj tij.

Lajmi.net merr vesh se Zharku është arrestuar gjatë ditës së sotme lidhur me akuzat e vjetra që rëndonin ndaj tij.

Xhabir Zharku në vitin 2011 ishte dënuar me tre vjet burgim për veprën penale të detyrimit dhe armëmbajtje pa leje.

Pas konfirmimit të dënimit, Zharku ishte larguar nga Kosova duke i ikur kështu shkuarjes në burg.

Për gati 5 vjet e gjysmë ish-kryetari i Kaçanikut dhe ish-zyrtari i PDK-së (Partisë Demokratike të Kosovës), qëndroi në arrati në Suedi.

Më 7 qershor të 2018, Xhabir Zharku u kthye sërish në Kosovë pasi paraprakisht Gjykata Themelore e Ferizajt, dega në Kaçanik, nxori vendimin për ndalim të ekzekutimit të dënimit me burgim, ngase edhe lënda e tij ishte parashkruar.

Gazeta Insajderi ka tentuar ta konfirmojë në Policinë e Kosovës por deri më tani, nuk janë përgjigjur. Insajderi do t’iu mbajë të informuar tutje rreth rastit.