
Një person është arrestuar në Prishtinë gjatë ditës së djeshme, pasi dyshohet se kishte falsifikuar dokumentet duke u prezantuar si zyrtar i Agjencisë Kosovare të Inteligijencës.
Policia pas intervisitimit ka dërguar në mbajtje personin e dyshuar.
“Më 11.12.2018 pas hetimeve të zhvilluara është arrestuar një mashkull K/Shqiptar si i dyshuar se ka falsifikuar dokumente duke u prezantuar si zyrtar i AKI-së, dhe se është duke kryer detyra për AKI-në. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të Policisë së Kosovës./Insajderi.com