Arrestohet zyrtari pasi keqpërdori 10 litra derivate

Arrestohet zyrtari pasi keqpërdori 10 litra derivate

Një person zyrtar është arrestuar në Kllokot nën dyshimin se ka përvetësuar 10 litra derivate, rast ky që nga Policia po cilësohet përvetësim në detyrë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb, pasi që i njëjti në një pompë të derivateve, kishte mbushur veturën zyrtare me derivate në sasi prej 60 litrave, ndërsa në faturë ka kërkuar që të shënohen 70 litra. Pastaj i dyshuari me një veturë private ka shkuar në pompë dhe kishte mbushur 10 litra, të cilat nuk i kishte paguar”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Dyshohet se i dyshuari këtë vepër e ka bërë në vazhdimësi.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.